Fotot më qesharake të kafshëve për 2017
15/12/2017 16:58
Një vidër që noton e lumtur mes barishteve në një liqen, arinj të zënë “mat” dhe një fokë e habitur. Këto janë disa nga fotot finaliste për çmimin e madh të “Comedy Wildlife Photography”.
Bëhet fjalë për shkrepje që tregojnë kafshët duke bërë gjëra që nuk është se shihen përditë, e jo më të fiksohen në një kujtim fotografik.
Në konkurs morën pjesë 3500 foto, ku çmimi i parë shkoi për foton e Tibor Kercz, ku në një degë shihen tre kukuvajka, njëra prej të cilave duke u rrëzuar prej saj. Autori e ka quajtur foton thjesht “Ndihmë!”.
Top Channel