Akuza e Braçes, ish ministri Panariti: Kontrata është dhënë me VKM

14/12/2017 12:32

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me një status në Facebook ndaj akuzave sot në Kuvend të deputetit socialist, Erion Braçe.

Tashmë deputet i LSI-së, ish ministri i Bujqësisë në mandatin e kaluar shkruan se kontratat e qiradhënies janë të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi dhe se ajo që është publikuar sot “është dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga ministria e Arsimit te ajo e Buqësisë”.

“Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe”, shkruan Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA