Autoritetet italiane deportuan dy shtetas shqiptarë të dyshuar si xhihadistë. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, ata akuzohen për mbështetje të një grupi salafit dhe për favorizim të emigracionit të paligjshëm.
Shqiptari i parë, i moshës 24-vjeçare dhe me vendbanim në qytetin jugor të Luceras, ka postuar një numër mesazhesh antiperëndimit në faqen e tij në Facebook dhe ka qenë pjesëtar aktiv i një bisede mes xhihadistësh në “WhatsApp”, siç njoftojnë hetuesit e Barit.
I dyshuari ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me një luftëtar të huaj shqiptar, e kishte lidhje me një grup salafit, ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë të deportuar vitin e kaluar.
Ndërkohë, shqiptari i dyt, 23 vjeç, kishte lidhje të ngushta me të dyshuarin e parë dhe gjithashtu me një organizate kriminale shqiptare, që trafikonte emigrantë në qytetin jugor të Foggias. Mediet italiane pretendojnë se një total prej 100 ekstremistësh islamikë janë dëbuar nga Italia këtë vit, e 232 që prej 1 janarit të vitit 2015.
Top Channel