Letra skeptike për babagjyshin, që po bën xhiron e botës

05/12/2017 18:51

I dashur Santa!…

Ashtu siç ndodh rëndom, kështu e nis letrën e tij për babagjyshin edhe një 6-vjeçar nga Virginia. Por, vazhdimi i saj është krejtësisht i pazakontë, e për këtë arsye ajo po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Vogëlushi pretendon se ishte detyruar nga mësuesja ta shkruante letrën, i thotë Santa Klausit se e dinte që listat me emrat e fëmijëve që silleshin mirë apo keq ishin bosh, ashtu si jeta e tij.

“Ti nuk di asgjë për telashet që kam kaluar në jetë”, shkruan ndër të tjera vogëlushi në letrën e tij skeptike.

6-vjeçari refuzon ta identifikojë veten, duke shkruar se nuk do ta tregonte emrin tij.

Nëna e djalit, Sarah McCammon e postoi atë në “Twitter” dhe, brenda disa orëve, letra u shndërrua në një prej postimeve më popullore në rrjetin social.

Shumë përdorues të “Twitter”-it u habitën nga zgjuarsia e djalit, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për telashet e përmendura prej tij.

Megjithatë, nëna e vogëlushit, gazetare në një radio publike, sqaroi se ai i referohej “problemeve” me vëllain e tij të madh, që shpesh e mund në videolojëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA