Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka filluar kursi për “drejtorët sportivë”, i cili është zhvilluar në ambientet e federatës nën drejtimin e Sektorit të Edukimit.

Astrit Maçi, që është edhe përgjegjës i këtij sektori, ka pasur edhe rolin e lektorit në këtë ditë të parë, ku kanë qenë disa figura të njohura publike.

Mes tyre bie në sy vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, i përfolur kohët e fundit për postin e drejtorit te skuadra e Partizanit.

Nisur nga fakti që është një tifoz dhe ndjekës i rregullt i skuadrës së kuqe, shumë shpejt ai me sa duket do të ketë edhe një rol zyrtar në këtë klub, pasi drejtuesit që e filluan sezonin dalëngadalë po çedojnë.

Ditët e kursit për drejtorët sportivë, që do të zgjasë deri më 16 dhjetor, do të jenë të ndara sipas një programi pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh.

Dita e dytë do të përkojë me teknikat e bilancit administrativ, ndërkohë që në pjesën e dytë do të shikohet licenca e UEFA-s, rregulli publik, organizimi i stadiumeve, apo edhe licencimi i klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA