Kukësi humbi dje në Korçë, 2-1 përballë Skënderbeut vendas dhe komplikoi totalisht garën për titull.

9 pikë larg vendit të parë, në vetëm 13 javë, është një distancë mjaft e konsiderueshme, që kampionët në fuqi të tentojnë mbrojtjen e titullit.

Gjithsesi, duket se presidenti i verilindorëve, Safet Gjici ka vendosur të vijojë projektin e nisur me trajnerin serb Mladen Milinkoviç, duke e konfirmuar në krye të pankinës, edhe pas humbjes në Korçë.

Pas takimit të djeshëm, u përfol shumë për një largim të serbit, madje dolën në qarkullim edhe emrat e kandidatëve për ta zëvendësuar, por mbledhja e sotme e stafit drejtues, konfirmoi pikërisht të kundërtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA