Skuadra e Jose Mourinhos bëri atë që di të bëjë më mirë këtë sezon; ciniken dhe e mposhti 1-3 brenda në “Emirates” Arsenalin duke vënë nën presion edhe Manchester City-n, që luan këtë të diel me West Hamin në “”Etihad Stadium”.

Një “shuplakë” e fortë për “topçinjtë” e Wenger, që humbasin edhe vendin e 4-t, duke u larguar edhe më shumë me kreun e renditjes.

“Djajtë” e nisën furishëm sfidën, duke realizuar 2 gola brenda 11 minutave lojë. Antonio Valencia, i shërbyer nga Pogba, e mposhti portierin Peter Cech që në minutën e 5-të, ndërsa 6 minuta më vonë një kundërsulm model i United u përmbyll me golin e Lingard.

Më pas, ishte Arsenali ai që dominoi gjithçka, por De Gea, fati dhe mbrojtja e United ja mohuan gjetjen e rrjetes mes të cilave në dy raste Granit Xhakës.

Në fillim të pjesës së dytë, Lacazzette shënoi në pozicion të rregullt, i asistuar nga Ramsey, për të shkurtuar diferencën në 1-2.

I papërmjatshëm Pogba në të 63-ën, me francezin që nxorri me portën e boshatisur Lingard për golin e 1-3. 11 minuta më vonë, ish-mesfushori i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje me takë ndaj Bellerin, megjithatë edhe me 1 lojtar më pak, “Djajtë e Kuq” arritën ta ruanin rezultatin për një tjetër fitore të madhe.

Diferenca më City-n tashmë është 5 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA