Dy autorët që garojnë për “Ballkanika”

02/12/2017 21:17

Shkrimtarët Bashkim Shehu dhe Luljeta Lleshanaku janë të përzgjedhurit në garën e çmimit “Balkanika”.

Bashkim Shehu do të paraqitet i përzgjedhur nga juria kombëtare me romanin “Loja, shembja e qiellit”, një roman që ka ngjallur reagime edhe në shtypin botëror, me të cilin ai është shpallur edhe fitues i çmimit “At Zef Pllumi” në 2013.

Po në këtë vit, juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit”.

Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi.

Ndërsa poetja Luljeta Lleshanaku do të përfaqësohet me vëllimin me poezi “Homo Antarcticus”, vëllim i cili ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe.

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë.

Fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor, nga Juria Ndërballkanike e këtij kompeticioni në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup.

Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli ne 2002 dhe Ismail Kadare ne 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA