Dorëzohet më në fund! Ibra do të bëjë operacion hundën

29/11/2017 17:19

Edhe pse 36-vjeçar tashmë, Zlatan Ibrahimoviç nuk rresht kurrë së çudituri.

Vetëm 6 muaj pas dëmtimit të rëndë në gju, prej të cilit u mendua edhe një lamtumirë e mundshme e tij ndaj futbollit të luajtur, sulmuesi suedez është rikthyer në fushën e blertë të “Old Trafford”-it, duke i ofruar kështu një “armë” më shumë trajnerit Mourinho për vazhdimin e sezonit.

Megjithatë, lajmi më i bujshëm nuk ka të bëjë me futbollin. Sipas asaj që raporton “Fanatik”, Ibra duket se është gati të udhëtojë drejt Turqisë për një ndërhyrje kirurgjikale…në hundë!

Pas shumë kohësh e shumë “kritikash” nga revistat e ndryshe të “showbizz”-it, duket se “Ibracadabra” është bindur se hunda e tij nuk i përmbush të gjitha pritshmëritë estetike të tij.

Ibrahimoviç thuhet se ka programuar një takim me Erkan Zengin, një mikun e tij që i ka dhënë mbështetjen për një ndërhyrje të tillë estetike. Sulmuesi i Manchester United duket se po dëshiron me dëshpërim tashmë zgjidhjen e këtij problemi, madje sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel