Një përvjetor si ky nuk është kurrë i tepërt për të shijuar tingujt e Polifonisë. Në 12 vjetorin e marrjes në mbrojtje nga UNESCO të kësaj pasurie muzikore si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore, në Gjirokastër u organizua një festë.
Ansambli Folklorik Lunxheria solli “Perlat e Jugut”.
“Kjo periudhe na ka shërbyer për ta rivlerësuar dhe mbartur më tej këtë xhevahir të kulturës kombëtare shqiptare”, u shpreh Zamira Rami, kryetare bashkisë Gjirokastër.
Ansambli Lunxheria që festoi njëkohësisht dhe 80 vjetorin e themelimit është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ruajtjen e polifonisë.
“Grupi i Lunxherisë është bartës i një thesari këngësh, vallesh, melodish dhe kostumesh mahnitëse me vlerë të papërsëritshme të kulturës kombëtare shqiptare”, tha Vasil Tole.
Në koncertin folklorit të organizuar në 12 vjetorin e Polifonisë në UNESCO krahas grupeve folklorike e polifonike të Lunxherisë, interpretoi edhe grupi “As e vogël, as e madhe” i Kolonjës, grupi polifonik “Kurora labe”, si edhe një grup nxënësish nga shkollat 9-vjeçare.
Top Channel