Sipas Lulzim Bashës, shitblerja e votës në Shqipëri është bërë në mënyrë masive dhe kjo zbulohet edhe nga një studim, sipas tij, i financuar nga Bashkimi Europian.

“Një studim ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Numri i vërtetë është edhe më i madh, po të kihet parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë. Studimi është një tjetër tregues i blerjes masive të votave nga Edi Rama me anë të parave të drogës dhe të krimit”, thotë kreu i PD.

Duke komentuar në Facebook, Lulzim Basha thotë se “pushteti që merret me krim, mbahet vetëm me krim”.

“Prandaj qeveria Rama u kthye gradualisht në një organizatë kriminale të përfshirë direkt në mbështetjen e trafikimit të drogës, në pastrimin e parave të drogës me anë të PPP-ve, në zhvillimin e një industrie mafioze të plehrave dhe aktivitete të ngjashme”, shkruan ai.

Sipas Bashës, në të njejtën mënyrë, Edi Rama do vazhdojë të zhytet edhe më thellë në krim çdo ditë e më shumë që ai do të jetë në pushtet.

“Prandaj krijimi i një qeverie antimafia që i hap rrugë nje reforme të mirëfilltë zgjedhore është hap i parë dhe i domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi”, shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA