La djalin e Simeones për shkrimtarin: Tashmë jam “Wanda” e Alessandros

26/11/2017 11:37

Ish-prezantuesja e “Sportitalia” dhe ish-e fejuara e Giovanni “Cholito” Simeones është hapur mbi jetën e saj private dhe zgjedhjen e të kaluarit nga krahët e trajnerit të Atletico Madrid te ato të shkrimtarit të ri Alessandro Lucino.

“Në vend të futbollistëve apo sportistëve të ndryshëm, me fizikun e tyre perfekt, ajo që të josh dhe që të ndez fluturat në stomak është koka. Duhet ta themi fort dhe qartë”, shprehet e vendosur Elisabetta, e cila e shtjellon edhe më tej…

“Shkëndija me Alessandron ishte realizim i interesave dhe pasioneve intelektuale të përbashkëta. Kjo ushqen flakët e pasionit dhe është më e fuqishme sesa thjesht një palë muskuj, që nuk shkon më larg sesa diskutimeve për fizikun apo futbollin. Pikërisht nga këtu lindi gjithçka. Ishte një shkëndijë e papritur, por e padiskutueshme”, thekson ajo.

Sipas saj, fatin e çiftit e vendosi roli i futbollistit dhe në të tilla raste, “zemrës nuk i imponohesh dot”.

Tashmë, i dashuri i ri Alessandro po krijon një të ardhme si shkrimtar. Por sa e ndihmon kjo ish-in e djalit të Diego Simeones?

“Po jam menaxherja e tij, duke u bazuar fort në njohuritë e mia mbi dinamizmin e botës së komunikimit. Jemi pak a shumë si Wanda Nara dhe Icardi, por në fushën e letërsisë”, shprehet ajo duke qeshur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel