E gjen shkenca: Pse njerëzit bien në dashuri

24/11/2017 14:10

Rënia në dashuri është një nga misteret më të mëdha të jetës, por tashmë shkencëtarët besojnë se kjo ndjenjë e çuditshme mund të jetë çelësi i suksesit tonë evolucionar.

Për herë të parë shkencëtarët kanë gjetur prova “për dashurinë e përzgjedhur tek evolucioni njerëzor”, i cili rrit shanset për të pasur familje.

Shkencëtarët kanë studiuar njerëzit e fisit Hadza në Tanzani, të cilët nuk përdorin kontraceptiv modern, gjetën se lidhjet pasionante janë të lidhura me faktin e të pasurit më shumë fëmijë.

Ky vjen pas një studimi të mëparshëm që tregonte se dashuria mund të ketë evoluar për të ndaluar primatët meshkuj të vrasin të vegjëlit e tyre.

Në shoqëritë moderne, faktorë si tkurrja kanë ndërprerë e lidhjen mes dashurisë dhe numrit të fëmijëve, prandaj shkencëtarët kryen studimin tek fisi gjuetar i quajtur Hadza.

Jetët e tyre kanë ndryshuar shumë pak në 10 mijë vitet e fundit, dhe për këtë arsye mund të shihet në brendësi të evoluimi të hershëm të dashurisë mes paraardhësve tanë historikë.

“Studimi ynë mund të hedhë dritë në kuptimin e dashurisë tek njerëzit në të kaluarën evolucionare, veçanërisht në fiset tradicionale të gjuetisë ku individët, jo prindërit e tyre, ishin përgjegjës për zgjedhjen e partnerit”, shkruan grupi i studiuese në shkrimin e botuar në Frontiers in Psychology.

Hulumtimi i udhëhequr nga Piotr Sorokowski në universitetin e Wroclaw ka parë tre komponentë për të matur dashurinë, intimiteti, pasioni dhe angazhimi.

Kjo quhet Teoria Trekëndore e Dashurisë, e krijuar më 1985 nga psikologu Robert Sternberg. Teoria e përcakton pasionin të lidhur me stimulimin emocional dhe fizik, si një entuziazëm dhe eksitim i fortë seksual dhe ndjenja romantike,

Angazhimin si një vendim i vetëdijshëm për tu marrë me një person tjetër dhe premtimi për besnikëri mes tyre.

Dhe intimiteti përshkruhet si ndjesitë e afrimitetit që tenton të forcojë lidhjen mes dy individëve.

Kjo do të thotë që nëse një çift nuk mund të ketë fëmijë, ata do ta kuptojnë shumë shpejt dhe do kërkojnë alternativa të tjera.

Angazhimi i ndihmon njerëzit të mbajnë lidhje të qëndrueshme dhe shpesh njerëzit vendosin të qëndrojnë bashkë për të bërë fëmijë. Kjo do të thotë se ata janë më të prirur të krijojnë një mjedis të mirë.

Megjithatë, ka një rënie të intimitetit me numrin e fëmijëve, që mund të lidhet me stresin e rritjes së një familjeje.Dhe kjo mund të jetë pasi femrat që kujdesen për fëmijët, kanë më pak kohë për të shpenzuar me partnerët e tyre.

Shkencëtarët besojnë se pasioni dhe angazhimi janë përbërësit kryesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA