Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia njofton se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Elia Shahu, 21 vjeç dhe Fatjon Ormani, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit “Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë. Në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”; 1 armë gjahu teke; 4 fishekë model 56; Mjeti tip “Ford”; 1 telefon tip “Iphone 5”.
Top Channel