Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e organit të akuzës për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit.

Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.

Përveç 20 apartamenteve në Sarandë dhe në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive edhe për hotelin “Santa Quaranta”, pronë e vëllait të Klement Balilit.

Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA