Gjykata Kushtetuese rrezikon të ndodhet në prag të kuorumit, me 6 anëtarë, ndërsa numri aktual i anëtarëve është 7 nga 9 që duhet të jetë numri total i trupës gjykuese.
Shkak i mungesës së dy anëtarëve është largimi i Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit, të cilëve u mbaroi mandati. Dy vendet vakante në trupën e Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit të ri të miratuar me reformën në drejtësi, duhet t’i plotësojë, i pari Presidenti i Republikes, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
Prej mëse një muaji, institucioni më i lartë në hierarkinë e gjykatave, po i zhvillon mbledhjet e tij me 6 anëtarë, konkretisht pa anëtaren Altina Xhoxhaj, e cila ka marrë leje për arsye shëndetësore.
Por, në trupën e Gjykatës Kushtetuese i ka mbaruar mandati 9-vjeçar edhe anëtares Vitore Tusha, e cila për shkak të një interpretimi ligjor po qëndron ende në detyrë në pritje të zëvendësimit të saj.
Në seancën e radhës, Gjykatën Kushtetuese e shpëtoi një tërheqje e Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme nga një kërkesë e saj për shfuqizimin e disa tarifave për energjinë të miratuara me ligj.
Por të martën, në pamundësi për të marrë një vendim për shkak të kuorumit, e shtynë vendimin për në datën 19 dhjetor.
Top Channel