Forbes publikon listën e modeleve më të paguara, kryeson Kendall

22/11/2017 18:25

Gisele Bundchen nuk është më mbretëresha e pasarelave. Për herë të parë në 15 vjet braziliania spostohet nga piedestali si modelja më e paguar.

Në klasifikimin e revistës Forbes që reflekton fuqinë në rritje të mediave sociale, vendin e parë e zë Kendall Jenner.

Motra 22-vjeçare e Kim Kardashian në një vit ka fituar 22 milionë dollarë, e jo vetëm falë punës si modele, por edhe 84 milionë ndjekësve në Instagram që e ndihmuan të hedhë në treg linjën e saj të veshjeve e të lidhë kontrata me kompani si Adidas dhe Estee Lauder.

37-vjeçarja Bundchen, e cila ka kryesuar listën që prej 2002-shit zbret në vend të dytë me 17.5 milionë dollarë fitime sipas Forbes. Chrissy Teigen ju bashkua klasifikimit për herë të parë duke u renditur në vend të tretë me 13.5 milionë dollarë fitime.

Bashkëshortja 31-vjeçare e këngëtarit John Legend, është gjithashtu një personazh me ndikim në rrjetet sociale dha ka lidhur marrëveshje me firma të tilla si Smirnof.

Ndërkaq Ashley Graham bëhet e para modele ‘plus-size’ që përfshihet në listën e modeleve më të paguara duke u pozicionuar e 10-ta me plot 5.5 milionë dollarë të ardhura nga 1 qershori i vitit 2016 deri në të njëjtën periudhë të 2017-tës.

30 vjeçarja e kolme, në vitin 2016 u bë e para modele e masës 16, ose 44 që pozoi për kopertinën e Sports Illustrated. Revista vlerëson se 10 modelet më të paguara në botë kanë grumbulluar në total 109.5 milionë dollarë në një vit.

FOTO GALERI
3/10
Liu Wen, fiton 6,5 milionë dollarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA