Në studion e “Pop Culture” nuk ka pasur të ftuar këtë të martës, por ka qenë stafi i emisioni ai që ka qenë në tjetër skenë, atje ku Miriam Cani përgatit klipin e saj më të ri.

Miriam është në lidhje prej disa vitesh me Alban Skënderaj, me të cilin ka edhe një vajzë, por ende nuk ka veshur vellon e bardhë.

E ngacmuar nga Dojna Mema, Miriam shprehet se dasma është në plan, por fillimisht duhet të gjejnë pak kohë pasi të dy sapo kanë nisur një sërë projektesh të reja.

Por ndërsa dasma është në plan, ideja për një fëmijë të dytë duket se është akoma edhe më larg. “Sapo i jam rikthyer punës dhe nuk e kam menduar”, shprehet Miriam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA