Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoni, presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Talat Xhaferi.

Gjatë takimit, Meta ka vlerësuar faktin që për herë të parë në krye të Parlamentit është zgjedhur një përfaqësues i spikatur i shqiptarëve të Maqedonisë, por nga ana tjetër ka vlerësuar se kjo është njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe.

Gjatë fjalës së tij, Meta e ka inkurajuar Xhaferin që të kontribuojë sa më shumë për bashkjetesën politike dhe ndëretnike në Maqedoni.

Më tej, të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin mendim se faktori shqiptar në Maqedoni është shumë i rëndësishëm sa i takon stabilitetit të vendit dhe i orientuar qartë nga BE dhe NATO.

Në këtë kuadër, presideti Meta ka shprehur besimin se shumë shpejt Parlamenti maqedonas do të miratojë edhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar më tej se, Maqedonia ndodhet në një moment të rëndësishëm dhe ka rishprehur mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA