Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të 8 personave, mes të cilëve 5 fëmijë të moshave 8 dhe 9 vjeç ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gramsh.
Ngjarja është verifikuar në fshatin Bërsnik i Sipërm, ku mjeti tip fuoristradë me targë “AA 572 EZ” ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra anash saj.
Në gjendje të rëndë është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë drejtuesi i mjetit, ndërsa në spitalin e Gramshit ndodhen të lënduarit e tjerë, të identifikuar me inicialet: M.A, 25 vjeç; K.F, 9 vjeçe; E.V, 8 vjeçe; A.Sh, 8 vjeçe; L.V, 10 vjeç dhe H.V, 9 vjeçe.
Burime nga spitali I Gramshit bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë, por ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje kritike duket se është drejtuesi i mjetit. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Top Channel