Ashtu siç ndodh pothuaj çdo vit, protesta e zhvilluar në Athinë në përkujtim të revoltës studentore të 17 nëntorit 1973 ka degjeneruar në përleshje mes policisë dhe anarkistëve.

Një grup anarkistësh u ndanë nga pjesa kryesore e protestës dhe hodhën gurë dhe kokteje molotovi kundër forcave të shumta të policisë, të ngarkuara me ruajtjen e rendit.

Përleshje u shënuan në rrugën “Panepistimiu”, “Aleksandras”, “Tosica”, “Bubulinas” dhe zonën përreth Politeknimumit të Athinës.

Policia ka përdorur kimikate dhe granata shpërthyese, ndërsa ka ndaluar disa të dyshuar. Ndërkohë, disa makina dhe vitrina dyqanesh janë dëmtuar.

Mijëra protestues ndodhen në rrugët e qendrës, ndërsa forca të shumta policie po largojnë protestuesit nga zona e Politeknikumit të Athinës.

Sipas policisë, zona duhet të boshatiset nga protestuesit për arsye sigurie. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, Patër, Larisa, Iraklio dhe Mesologji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA