Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk pasi paraqiti kamionin e parë elektrik, gjithashtu prezantoi edhe makinë e re të kompanisë, e cila sipas tij do të jetë vetura më e shpejte prodhim serie e shitur ndonjëherë.

Makina e kuqe sportive doli nga rimorkio e kamionit të ri gjatë prezantimit. Vetura e elektrike do të ketë një autonomi prej thuajse 1000 km me një karikim të vetëm dhe do të arrijë nga 0 në 100kmh për 4,2 sekonda.

Sipas Musk, kjo veturë do të jetë një goditje e fortë për makinat me karburant kur të dalë në shitje në vitin 2020. Nëse do të vazhdoni të ngisni makinat tradicionale, tha Musk, do të jetë sikur keni motor me avull. S’mbetet më pas nga shpejtësi kamioni dhe kjo tregohet qartë nga prezantimi grafik i kompanisë.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA