I mbytur nga emocionet e lamtumirës së vërtetë, Felipe Massa ka përshëndetur të gjithë popullin brazilian nga podiumi i Interlagos. Braziliani që u pa ta bënte këtë përshëndetje edhe një vit më parë në këtë pistë ka falendruar të gjithë ata që e mbështetën dhe ndihmuan në karrierën e tij.

“Ju falenderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës. Ju dua të gjithëve dhe do të mungoni – tha braziliani – Kjo është një ditë që nuk kam për ta harruar asnjëherë. Jam shumë i emocionuar dhe dua t’ju falënderoj të gjithë ata që kanë punuar me mua dhe më keni dhënë kaq shumë”.

Felipe, që intervistën e fundit me tutat e pilotit ja dha një tjetër braziliani, Rubens Barrichello foli me shumë emocion për garën e fundit.

“Sot dhashë maksimumin, u mundova të bej garën më të mirë të mundshme dhe mendoj se ja dola. Ishte një garë e jashtëzakonshme, aspak e lehtë, dhe rezultati më i mirë është që unë ndodhem në këtë podium. Nuk ishte një fitore, por ishte si një fitore”, përfundoi Massa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA