Qato në Bulqizë: Shtim numrit të minatorëve

12/11/2017 16:55

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka zhvilluar një takim me minatorët në Bulqizë. Gjatë takimit të zhvilluar me administratorët dhe teknicienët e Minierës, u diskutua rreth perspektivës së shtimit të numrit të të punësuarve nëpërmjet projektit për të ndërtuar një minierë të re.

Ministria Qato shprehu mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të minierave dhe mineraleve nëpërmjet projekteve, të cilat jo vetëm garantojnë punësimin më të lartë në zonë, por sigurojnë dhe pagesa dinjitoze për punonjësit e minierës.

Deri më sot investimi në minierë ka qënë i rëndësishëm, sidomos në zhvillimin e thellësisë, projekt i cili pritet të mbarojë në mars 2018, investim ky thelbësor jo vetëm prej krijimi të aksesit në nivele të ndryshme, por dhe për shtimin e jetëgjatësisë së minierës.

Një ndër temat e diskutimit qe dhe impakti i shkaktuar nga rihapja e shkollës së mesme profesionale Gjeologji-Miniera, që jep një alternativë edukimi profesional për shumë të rinj nga qyteti i Bulqizës dhe zonës përreth dhe siguron dhe kuadrot e ardhshme të menaxhimit të industrisë në këtë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA