Përpara 100 studentëve të ekselencës, Kryeministri Rama u shpreh se ëndrra që kishte për arsimin e lartë u bë realitet. Ai ironizoi të gjithë skeptikët për reformën në arsim dhe tha se tani fiton ai që e meriton.
“Çdo vajzë dhe çdo djalë në këtë vend, pavarësisht se si quhen prindërit, apo sa të ardhura kanë, pavarësisht nëse jeton në Tiranë apo në një fshat, mund të ja dalë nëse e meriton dhe mund të hyjë në derën e universitetit ashtu siç e meriton”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë premtoi një fond prej 500 mijë eurosh për bibliotekat shkencore dhe mësues falas të anglishtes për të gjithë nivelet.
“Bibliotekat shkencore të universiteteve janë lënë në mëshirën e fatit dhe janë pasuruar me sa ka pasur mundësi njëri apo tjetri sikur janë bibliotekat e Kryqit të Kuq. Në do të investojmë më shumë se gjysmë milioni dollarë për t’iu dhënë ju dorë, duke filluar nga viti i ardhshëm, mundësinë që si çdo student në Europë dhe në Amerikë të keni bibliotekën shkencore elektronike”, u shpreh Kryeministri.
Top Channel