Microsoft ka nxjerrë në treg versionin e ri të Xbox, që e konsideron si “konsolën e video-lojërave më të fuqishme”.

Xbox One X, që kushton 500 dollarë, është një version i përmirësuar i konsolës së vjetër të Microsoft-it, që ka si qëllim që të bëjë sa më popullore luajtjen e video-lojërave në formatin 4K.

Sipas Microsoft, kjo konsolë është 40% më e fuqishme se çdo konsolë tjetër në treg, edhe se PlayStation 4 Pro. Shtimi i fuqisë nuk është shoqëruar me shtim në përmasa sepse Xbox One X është pothuajse sa Xbox One S.

Gjithashtu, ka një sistem ftohjeje që nuk bën zhurmë edhe kur luan video-lojëra në 4K. Aparati ka tre porta USB-je, IR Blaster dhe portë HDMI.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA