“Ministry of Love”, komedia e zezë kundër luftës

06/11/2017 15:36

Regjisori kroat Pavlo Marinkoviç ka bërë në mënyrën e tij një film për luftën, por duke e sjellë me sarkazëm atë, një mënyrë kjo pë t’ju kundërvënë idesë së pritshmërisë, që çdo gjë që lidhet me luftën është ekzotike.

Ai vjen të konkurrojë në kategorinë e Feature në TIFF me “Ministry of love”.

“Ministry of love” është një komedi e zezë. Është një film që flet rreth vetmisë. Rreth dëshirës njerëzore për të mos e kaluar jetën vetëm, por me dikë. ne kemi shumë vejusha lufte në Kroaci. Jemi një vend me numër të konsiderueshëm vejusha lufte dhe të gjitha ato nuk mund të rimartohen, sepse humbin pensionin”, thotë regjisori kroat.

Të preferuara ende në kinemanë europianë për krijimtarinë që u vjen nga qoshja e Ballkanit janë temat që nxjerrin në pah diferencën tonë nga ata.

“Ka shumë filma rreth luftës, dhe Europa i ka kthyer në ,modë ata. Presin diçka të tillë nga Ballkani. Janë tema ekzotike. Duan ta shohin Ballkanin si një vend me jetë ekzotike, që është ndryshme nga ata. Por në momentin që këto ndryshme zvogëlohet e hedhin interesin nga Gjeorgjia, apo Azerbajxhani”, vijon Marinkoviç.

Megjithatë vetë krijuesit në Ballkan po e kuptojnë që të tregohemi në vazhdimësi si njerëz të ndryshëm, edhe për shkak të një jete ekzotike këtu, po shndërrohet në klishe.

“Në rast se vazhdoojmë të përsëritim klishetë për veten tonë si njerëz primitivë dhe të paedukuar bëhet e merzitshme. Por kjo sërish ndryshon nga një film tek tjetri”, thotë regjisori kroat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA