I akuzuari për vrasje Kreshnik Nazëraj u arrestua nga forcat operacionale në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit.

Prej më shumë se 3 vitesh ai i fshihej drejtësisë, pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 12 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

34-vjeçari nga Cakrani i Fierit është autori i vrasjes së shtetasit Myrdaj Binjakaj në janar të 2014-s, në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Po në këtë ngjarje, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, vëllai i viktimës dhe një kushëri i tij.

Palët më hërët ishin konfliktuar fizikisht ndërsa përplasja kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi kontratën dhe pagesën për një hotel, të cilin e kishte në pronësi i ati i Nazëraj, i cili u vu në pranga gati katër vite pas vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA