Felipe Massa i jep fund karrierës së tij në Formulën 1, e këtë herë realisht, në fund të këtij Botërori.
Piloti brazilian, i cili e kishte njoftuar tërheqjen edhe vitin e kaluar, por që vendosi të rimendonte falë kërkesës së Williamsit, tashmë do ta mbyllë karrierën në Abu Dhabi më 26 nëntor.
Massa largohet kështu pas 15 vitesh në Formulën 1, e të dielën do të sigurojë padyshim edhe duartrokitjet apo përqafimet e tifozëve të tij në Interlagos të Brazilit, në të njëjtën pistë që njoftoi tërheqjen edhe vitin e kaluar i përlotur.
Me shumë gjasa, e ardhmja e tij do të jetë në Formulën E. Ndërkohë, për zëvendësimin e tij, Williams po mendon njërin mes Robert Kubica, që mund të rikthehet pas një mungese të gjatë si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ose Daniel Kvyat. Kushdo që do të përzgjidhet do të ketë koleg kanadezin Lance Stroll.
Top Channel