Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë armiku numër 1 i Iranit dhe Teherani nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit të Uashingtonit për marrëveshjen bërthamore.
Kështu deklaroi lideri suprem i Iranit Ali Khamenei gjatë një fjalimi para studentëve iranianë, si përgjigje ndaj sulmeve të presidentit Donald Trump që e konsideron Iranin një rrezik.
“Mos harroni bijtë e mi të dashur se në këtë rrugë të rëndësishme që keni marrë drejt qëllimeve tona, Shtetet e bashkuara janë armiku ynë i përbetuar. E kam theksuar shpesh dhe s’ka dyshime që SHBA është armiku ynë”, tha Khamenei.
Mes thirrje “Vdekje Amerikës”, Khamenei tha se Irani duhet të zhvillojë sa më shumë aftësitë mbrojtëse, në mënyrë që asnjë armik të mos guxojë ta sulmojë.
Presidenti amerikan Trump, veçse akuzon Iranin se mbështet terrorizmin, gjithashtu thotë se Teherani nuk po respekton paktin bërthamor dhe për këtë arsye i ka vendosur sanksione të reja, duk u shkëputur nga qëndrimi i fuqive të tjera të mëdha.
Top Channel