Pas Kevin Spacey dhe Bret Retner, një tjetër emër i njohur i Hollivudit vihet nën shënjestrën e akuzave për ngacmime seksuale.

Në një shkrim të publikuar në “Hollywood Reporter”, shkrimtarja Ana Graham akuzon yllin e kinemasë Dustin Hoffman për ngacmime e komente të pahijshme në kohën kur ajo punonte si stazhiere në sheshxhirimin e një filmi në vitin 1985.

Atëherë, shkrimtarja ishte vetëm 17 vjeç.

Në një reagim, Hoffman tha se veprimet e atëhershme nuk reflektonin karakterin e tij dhe i kërkoi ndjesë gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA