Microsoft ka si qëllim të rikthejë një ide të vjetër të saj, ajo e gazetës e palosshme dixhitale, Courier, projekt i viteve 200 e 2010, që në fund u fshi duke mos dalë kurrë.

Por duket se tashmë duke patur parasysh fokusin në rritje të smartphone dhe pajisjeve të tjera me ekrane të palosshme, mund të shoh dritë një projekt i ngjashëm.

Siç bën të ditur faqja Windows Central i shoqërisë së Redmond, po punohet për një tablet i palosshëm me bojë dixhitale dhe me laps. Emri i koduar: Andromeda. Ky produkt mund të vijë në duart e konsumatorëve vitin e ardhshëm.

Nga prototipi i pretenduar shumë detaje nuk janë zbuluar, por vetëm disa të dhëna. Do të jetë një mjet për të mbajtur shënime dixhitale, e për të shfletuar përmbajtje. Shumë i ngjashëm me Courier, që Gizmodo e publikoi në një video 8 vjet më parë.

Top Channel