Matt McMullen dhe kompania e tij, RealBotix synon të revolucionarizojë “industrinë e seksit”, duke ndërtuar “një robot që dashuron, flet, që mendon dhe mbi të gjithë, që kurrë nuk thotë jo”.

Kompania e tij me bazë në Kaliforni njoftoi se është pranë përfundimit të prototipit të quajtur Harmony 3.0 dhe gjasat janë që roboti do të dalë në shitje në kohë për Krishtlindje.

Në fillim të këtij viti Matt prezantoi fazën e parë të projektit të tij; aplikacionin që u mundëson përdoruesve që të krijojnë një “avatar” interaktiv me “personalitet të krijuar nga inteligjenca artificiale”.

Pak muaj më vonë, Matt publikoi një video të Harmony 2.0, e cila fliste për seksin me terma të pavarur duke shkrirë kufijtë mes robotit dhe njeriut.

Tani Matt ka dalë me një tjetër risi. Harmony 3.0 vjen akoma më e përmirësuar se paraardhësja e saj, 2.0. Veç përmirësimit të inteligjencës artificiale, ajo ka temperaturë të lëkurës konstante si njeriu dhe reagon më shpejt ndaj “ngacmimeve”.

Prenotimet kanë filluar dhe RealBotix thotë se është çështje javësh që produkti të dalë edhe zyrtarisht përmesa faqes zyrtare të internetit të kompanisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel