Slaven Biliç është në ditët e fundit të aventurës së tij në panklinën e West Hamit, e vetëm një kthim i bujshëm i fateve të sezonit mund ta shpëtojë kroatin nga shkarkimi.
Disfata e fundit në Premier League kundër Brighton ka vështirësuar situatën rreth teknikut ballkanas, që tani ka afat vetëm dy ndeshje për të marrë rezultat, në të kundërt do t’i tregohet dera e daljes.
West Ham do të ketë një përballje të vështirë ndaj Tottenhamit në Kupën e Anglisë, e më pas do të përballet me Crystal Palace në kampionat. Në rast të dy humbjeve, për Slaven Biliç do të përfundojë njëanshmërisht kontrata me londinezët.
Kjo rrezikon që West Ham të gjendet në një situatë të njëjtë me Leicester City, që shkarkoi trajnerin Shakespeare, duke i lënë drejtimin zëvendësit Appleton.
Drejtuesit e klubit londinez kërkojnë të emërojnë në pankinë Manuel Pellegrinin, por kiliani është i lidhur përmes milionave të kontratës me kinezët e Hebei China Fortune.
Top Channel