Bashkëjetesa me më të mirat e futbollit nuk është një sfidë e lehtë për Lushnjen, skuadrën me buxhetin më modest.
Pa provuar ende shijen e fitores, por dhe me 3 humbje radhazi “lagunarët” janë fundosur në vendin e fundit ende pa nisur mirë gara.
Humbja e fundit në shtëpi me Laçin ka tronditur më shumë situatën, teksa dhe trajneri Bano ka ngritur duart lart. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai ka deklaruar se ka kërkuar dorëheqjen:
“Unë marr përgjegjësitë e mia, nuk është kjo skuadra që kam ndërtuar unë. Nuk mund të jetë kjo një skuadër kur futbollistët nuk vrapojnë apo të pësojnë gola foshnjarakë. Mbase janë prishur disa raporte që unë nuk mund t’i kontrolloj. I kam kërkuar shefave të mi largimin, do ta bëj dhe me shkrim”, deklaroj Artan Bano, që tashmë e ka humbur besimin.
Top Channel