Aventura e Shpellës së Pëllumbasit

22/10/2017 10:48

Resurset turistike të Tiranës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje si për turistët vendas dhe ata të huaj. Atraksionet turistike janë tërheqëse dhe shlodhëse jo vetëm për të huajt, por edhe për një fundjavë për kryeqytetasit.

Në Shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionet e Erzenit këtë fundjavë bashkia e kryeqytetit ka bërë dhe organizim të veçantë për të promovuar këto bukuri natyrore.

“Keni shpirtin e aventurës?  Ejani dhe bashkohuni me ne për hiking te Shpella e Pëllumbasit  dhe Kanionet e Erzenit.  1 ditë, 2 super destinacione, në datë 22 Tetor. Nisja në orën 07:00, te “Pallati i Kongreseve”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook.

Në orën 07:00 të së dielës do të bëhet nisja nga Pallati i Kongreseve, ndërsa në orën 08:20 në Fshatin Pëllumbas do ndalohet për të shijuar natyrën e bukur, ndërsa kushdo që nuk ka ngrënë për shkak të nxitimit, mund të shijojë një kafe, gotë qumësht dhe mëngjes tradicional.

Në orën 09:00 do të bëhet nisja drejt Shpellës së Pëllumbasit nëpër shtigje të mahnitshme dhe me pamje fantastike.

Top Channel