Red Bull “mbërthen” Verstappen deri në vitin 2020

20/10/2017 17:43

Max Vestappen do të vazhdojë të garojë edhe për 3 sezone të tjera me Red Bullin. Skuadra austriake ka nxituar të japë lajmin për arritjen e marrëveshjes me holandezin, që pikërisht mbi timonin e një Red Bulli u bë piloti më i ri në historinë e F1-shit që fiton një garë.

Më këtë manovër, Red Bulli konfirmon se beson gjithçka pikërisht te talenti Verstappen, si një potencial edhe për të luftuar për titullin kampion.

Vestappen u bë pjesë e programit të talenteve të skuadrës austriake, të drejtuar nga Christian Horner, që kur ishte 16 vjeç, përpara se të bënte debutimin në kategorinë më të lartë të automobilizmit me Toro Rosso në vitin 2015. Më 5 maj të vitit 2016 ndodhi rrokada me Kvyat, e që në garën e Montmelosë doli i pari.

Holandezi nuk e fshehu gëzimin për rinovimin dhe me anë të një statusi në Tëitter tha:

“Jam vërtet i lumtur, që të ardhmen time t’ia besoj skuadrës Red Bull. Mezi pres të punoj së bashku me skuadrën për sukseset që na presin. Gjithnjë kanë besuar tek unë dhe ambiciet e mia, duke më mbështetur 100% për çdo gjë që ka ndodhur”, tha Max.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA