Lewis Hamilton “tregon dhëmbët” që në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Amerikës. Britaniku i Mercedesit shënoi kohën 1 minutë, 36 sekonda e 335 të mijëtat, duke lënë pas krahëve me pak më shumë se gjysmësekondi Ferrarin e Sebastian Vettel dhe Mercedesin e shokut të tij, Valtteri Bottas.
Të gjitha kohët e këtij minisesioni janë regjistruar me gomat super të buta. Koha e katërt më e mirë i përket Red Bullit të Max Verstappen, në vendin e pestë renditet Stoffel Vandoorne me McLaren dhe i gjashti rezulton Felipe Massa me Williams, përpara Ferrarit tjetër të Kimi Raikkonen.
Pilotët punuan fillimisht me gomat ndërmjetëse, për shkak të shiut që kishte rënë pak përpara nisjes. Dhjetëshja e pilotëve më të mirë kompletohet nga Ocon dhe Perez, që të dy me Force India, e në fund Carlos Sainz me Renault. Vetëm në vendin e 16 është renditur Red Bulli tjetër i Daniel Ricciardos.
Sa i përket penaliteteve, të ndëshkuar do të jenë Nico Rosberg dhe Brendon Hartley, me këtë të fundit që zëvendëson Gasly në Toro Rosso. Por penalitet do të ketë edhe Stoffel Vandoorne. I vetmi që nuk ka zbritur as edhe për një xhiro të vetme ishte Alonso, i cili u ndëshkua nga një problem hidraulik te McLareni i tij.
Top Channel