Mjaft emra të njohur të teknologjisë kanë bërë produkte për njerëzit, por për mikun më të mirë të tij?

Një pajisje e re e Motorola ndihmon qentë të regjistrojnë ushtrimet e tyre duke i dhënë një ndihmë pronarit për ti gjurmuar.

Pajisja The Scout Traks lidhet me qaforen e qenit dhe përdor GPS dhe një akselerometër që gjurmon lëvizjet. Ajo jep informacion për vendndodhjen, ushtrimet dhe madje dhe temperaturën e trupit të qenit.

Kjo pajisje e vogël është vetëm 30 gram dhe kundër ujit. Punon me një aplikacion në smartphone për të patur të dhënat në kohë reale, si dhemund të rregullosh “zonën e sigurtë” duke dërguar njoftime sa herë që kafsha largohet nga kjo zonë.

“Ne bëmë biseda të detajuara duke folur me pronarë qensh për të gjetur saktësisht çfarë u duhej. Sensori i temperaturës është rezultati direkt i këtij studimi pasi pamë që sfidë ishte temperatura e lartë ku fatkeqësisht disa qenë kanë ngordhur brenda makinave”, thotë Dave Evans, menaxheri i përgjithshëm i Motorola Pet.

Top Channel