Një vajzë në Perth të Australisë ka punën që kushdo do e dëshironte, një sirenë profesioniste.
E frymëzuar nga “Sirena e Vogël” kur ishte vetëm 5 vjeç, Katrin Gray, 32 vjeçe tashmë, e dinte se një ditë do bëhej sirenë, dhe ëndrra e saj u bë realitet.
“Ajo që unë pëlqej në kët ëpunë është qëndrimi nën ujë, sidomos kur rreth meje ka krijesa të mëdha deti, E di që jam njeriu i vetëm i çmendur në botë që notoj me peshkaqen apo peshkun tigër, teksa kam veshur një bisht sirene”, thotë Katrin.
Pasi u bë një instruktore zhytjeje, Katrin ra në dashuri me botën nënujore dhe iu kujtua ëndrra e saj e fëmijërisë. Pasi mësoi mirë teknikat e zhtyjes dhe bëri bishtin e saj të parë prej sirene me neopren dhe laterx, Sirena Kat lindi më 2012.
Ajo ka qënë me fat që ka udhëtuar në shumë vende të bukura të botës me punën e saj, si në Egjipt, Detin e Kuq dhe Bahamas.
“E dija që nuk doja të bëhesha sirenë thjesht për qef, doja të punoja si e tillë dhe muajt e para pata prenotime për shumë festa dhe ngjarje”, ka thënë Katrin.
Top Channel