F1, Usain Bolt do t’i japë startin garës në Austin

18/10/2017 19:06

Ndalesa e radhës së Botërorit të Formulës 1 do të jetë Çmimi i Madh i Amerikës, në Austin të Teksasit.

Për garën që do të zhvillohet në fundjavë, drejtuesit e këtij kampionati kanë vendosur të ndërmarrin një nismë të veçantë, në kuadër të punës për rritjen e spektaklit, që do të thotë edhe rritje e interesit të tifozëve.

Në fakt është menduar që për këtë vit, ai që do t’i japë startin garës në Austin do të jetë Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, i tërhequr tashmë përfundimisht nga garat e atletikës.

“Në SHBA, më shumë se në çdo vend tjetër, një ngjarje sportive është konsideruar shpesh një spektakël që i kalon këto lloj limitesh”, tha drejtori komercial i “Formula 1 Group”, Sam Bratches.

“Ne duam të krijojmë një ekuilibër në garat e Formulës 1, mes sportit e spektaklit, për të argëtuar njerëzit dhe për ta transformuar në një eksperiencë unike për të gjithë”, shtoi më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA