Luftëtari largon latinët, “timonin” e skuadrës ia beson Hasan Likës

17/10/2017 03:46

Aventura e dyshes latine të trajnerëve në pankinën e Luftëtarit zgjati fare pak javë, pasi skuadra që militon në Kategorinë Superiore shkarkoi njëri pas tjetrit dy uruguajanë.

Drejtuesit emëruan në pankinë trajnerin e njohur shqiptar, Hasan Lika, për të rikthyer skuadrën gjirokastrite te rezultate pozitive dhe ecuria e mirë që kishte sezonin e kaluar.

Trajneri uruguajan Daniel Fernandez u prezantua me bujë te Luftëtari, por pas përplasjeve me zëvendëstrajnerin u largua, duke ia lënë skuadrën në duar Kurbelos. Ky i fundit drejtoi në vetëm një ndeshje skuadrën, atë të humbur të hënën 2-0 ndaj Partizanit, në “Selman Stërmasi”.

Prova e parë e Hasan Likës, një trajner me mjaft eksperiencë, do të jetë ndaj Kukësit kampion në fuqi, që si për ironi të fatit, drejtohet nga ish-trajneri i gjirokastritëve, Mladen Milinkoviç.

Top Channel