Djali premtues i legjendës: Ëndërroj gjithmonë F1-shin

17/10/2017 18:59

Mick Schumacher ka një ëndërr dhe ajo quhet “Formula 1”. Megjithatë, djali premtues i legjendës së sportit më të ndjekur të automobilizmit, Michael Schumacher, e di se hapat duhen bërë njëri pas tjetrit.

Babai i tij, ende në fazë vegjetative pas incidentit të tmerrshëm me ski në fund të vitit 2013, ndërsa djaloshi militon në Formulën 3 europiane, ku këtë sezon nuk ka shkëlqyer, duke u renditur vetëm në vendin e 12. Rezultati më i arrirë për të këtë sezon ka qenë një vend i tretë në Monza.

Megjithatë, ëndrra për të debutuar një ditë në Formula 1 mbetet aty, tani për tani në sirtar, e që shpejt mund të bëhet realitet.

“Po, objektivi im është Formula 1”, ka thënë Mick gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Jam i përqëndruar aktualisht në përmirësimin dhe rritjen time, nuk më interesojnë pilotët e tjerë. Të gjithë kanë objektivat dhe ecuritë e tyre”, ka thënë ai, duke iu referuar disa pilotëve si Lance Stroll dhe Max Verstappen, 18-vjeçarë sa dhe djali i legjendës, të cilët aktualisht janë bërë pjesë e F1.

“Do t’i marr gjërat hap pas hapi dhe do të përpiqem të përgatitem sa më mirë për të ardhmen time”, ka thënë Mick. “Kur të ndihem gati do të bëj hapin e radhës, por më parë duhet të tregoj se e meritoj kapërcimin. Ky është sezoni im i parë në Formula 3 dhe po mësoj shumë. Jam i kënaqur me punën deri tani. Objektivi është të rritem në të gjitha aspektet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA