Alonso nuk pendohet, spanjolli me besim për F1

14/10/2017 06:45

Çmimi i Madh i SHBA të dielën e ardhshme në pistën e Austin do të zbulojë edhe më shumë mbi titullin kampion të këtij viti, një diskutim në të cilin Fernando Alonso e sheh veten jashtë, pak për faj të tij dhe pak për shkak të ekipit.

Piloti asturian provoi ti shpjegonte ‘tifomotivet’ e dështimeve të viteve të fundit me Ferrarin dhe më pas me MekLaren.

“Nuk pendohem për asnjë vendim që kam marrë në të kaluarën pasi në ato momente kam menduar që ishin më të mirët dhe me bazë logjike. Ne pilotët nuk kemi sferën e kristalit për të parashikuar të ardhmen”, tha Fernando Alonso. Ish-kampioni i botës në Formula 1, mbrojti zgjedhjet e bëra pas debutimit me Minardin.

“Për mua ka qenë vërtet krenari që kam drejtuar Renault, Ferrari dhe McLaren. Askush në atë kohë nuk më kritikoi për vendime të gabuara, edhe pse tani pas në kohë, ka disa për të cilat më gjykojnë. Ajo që ndodhi me mua është e ngjashme me Schumaker te Mercedes apo edhe Lewis Hamilton në vitin e parë te Mercedes, kur vuajti shumë”, tha piloti spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA