
Sulmuesi polak Robert Lewandowski duket se i ka lënë përkohësisht mënjanë përplasjet e tij me drejtuesit e Bayern Munchen, duke u fokusuar mbi paraqitjet mbresëlënëse në fushë, por pa harruar edhe të edukohet.
Bomberi i kombëtares polake u diplomua në edukim fizik, me një temë të veçantë që i ishte kushtuar vetes.
“Robert Lewandowski, rrugëtimi drejt lavdisë”. Ky ishte titulli i përmbledhjes së provës finale të polakut në universitet, një tezë të cilën profesorët nuk e kishin hasur asnjëherë më parë, e si për ironinë e tyre, ishte shkruar nga vet futbollisti.
“Shkoi shumë mirë dhe tregoi historinë time, që nga fëmijëria e deri më sot, në nivele të larta”, tha Robert Lewandowski, që mori maksimumin e votave nga komisioni i Universitetit të Sporteve në Varshavë.
Për bomberin e Bayern Munchen vijnë dy suksese, në fillim kualifikimi në Botëror me kombëtaren, e tani edhe titulli doktor, për të cilin iu deshën plot 10 vite.
Top Channel