Koenigsegg Agera RS ka thyer rekordin e makinës Bugatti Chiron për të shkuar më shpejt nga 0 km/h në 400 km/h e sërish në 0 km/h.

Këtë interval, Koenigsegg e arriti për 36.44 sekonda, rreth 5 sekonda më pak sesa Bugatti Chiron.

Rekordi i ri botëror është vendosur në Vandel Air Basde të Danimarkës.

Koenigsegg që vendosi rekordin peshonte 1395 kg, rreth 600 kg më pak sesa Bugatti. Në timonin e makinës suedeze ishte Niklas Lilja, ndërsa për Bugattin e kishte vendosur rekordin 0-400-0 km/h ish-piloti i Formulës 1, Juan Pablo Montoya.

Top Channel