“Zhvatën” 1.2 mln dollarë nga Amazon

04/10/2017 00:00

Ja kishin dalë mbanë që në një periudhë të shkurtër kohore të “zhvatnin” prej Amazon një shifër prej 1.2 milionë dollarësh deri në momentin që u kapën.

Erin Joseph Finan, 38 vjeç dhe Jeanette Finan, 37, nga Indiana e Shteteve të Bashkuara pranuan mashtrimin.

Ata rrëfyen gjithçka në procesin gjyqësor që po mbahet kundër tyre. Çifti rrëfeu skemën e thjeshtë. Pasi bënin blerje online tek Amazon dërgesën e marrë e dëmtonin dhe më pas ankoheshin tek zyrat e kompanisë duke pretenduar se dërgesa ishte e dëmtuar nga shërbimi postar.

Çifti përfitonte nga ky mashtrim dëmshpërblime të majme nga Amazon, që synonte të shmangte një betejë ligjore me ta, betejë që do t’i prishte imazhin.

Vendimi ndaj dy të akuzuarve do të jepet më 9 nëntor dhe ata rrezkojnë një gjobë mbi 500 mijë dollarë dhe burg mbi 20 vjet. 

Top Channel