Tiranë, gjendet i varur një person te Liqeni

02/10/2017 08:30

Një person ende i paidentifikuar u gjet i pajetë këtë mëngjes nga qytetarët në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Me mbërritjen e forcave të rendit dhe ambulancës në vendngjarje, u konstatua se ky person ishte vetëvarur në një pemë me anën e një kablli elektrik.  

Ai nuk ka shenja dhune në trup, por policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel