Tiranë, dështon seanca përfundimtare ndaj Ismailajt

02/10/2017 00:00

Dështoi seanca gjyqësore e kësaj të hëne në Gjykatën e Tiranës, ku ishte planifikuar të jepeshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, si dhe vendimi përfundimtar ndaj Kastriot Ismailajt për akuzat e “mashtrimit me pasoja të renda” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shkak i shtryrjes është bërë një kërkesë për pamundësi paraqitjeje për disa probleme familjare të kryesueses së trupit gjykues. Ndërkohë edhe vetë i pandehuri Kastriot Ismailaj kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje të senacës dhe mosparaqitjen e tij.

Pritet që seanca të zhvillohet ditën e martë, duke shmangur në këtë mënyrë shtyrjet e tepërta për këtë proces.

Pesë ditë më parë prokurorja e çështjes kërkoi shpalljen fajtor të Katsriot Ismailajt për akuzat e “mashtrimit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe dënimin e tij me 15 vite burgim.

Top Channel