Ndonjëherë tundimi fshihet tek frigoriferi apo tek dollapi ushqime, ndërsa në raste të tjera një vemendje e papritur për dikë që është i lidhur etj. Në të gjitha situatat fjala e përbashkët është “rezisto”.
Por si i bëhet kur vullneti jonë nuk mbështetet nga energji të mjaftueshme?
Të njohësh tundimin
Pika e parë në favorin tonë është që zgjidhja e problemit është në vetëdijen e ekzistencës së tij. Nëse na pihet diçka, por ia kujtojmë vetes se një pije superalkoolike në stomak bosh na bën të na vijë mendja vërdallë, mund të heqim dorë prej saj. Të mësosh të heqësh dorë është një arritje për të patur një përfitim më të madh në të ardhmen, që sipas studimeve ndonjëherë kthehet në një faktor të rëndësishëm për të patur sukses në të ardhmen.
Larg syrit, larg zemrës
Për të mos rënë pre e një tudnimi, është një ndihmë e madhe të mos përballesh me të. Nëse jemi në dietë, heqim nga dollapi i ushqimeve ato me shumë kalori dhe shmangim frekuentimin e pastiçerive. Si alternativë mund të përqëndrojmë mendjen në dicka të këndshme që stimulon harresën e asaj që na tërheq në mënyrë të rrezikshme.
Imagjino veten teksa i reziston tundimit
Mendo momentin kur nuk bie pre e tundimit, si për shembull, të ndezësh një cigare apo të hash një çokollatë. Kur ke bërë pak praktikë, ndihesh i aftë për ta përballuar objektin e ndaluar.
Mos i jep vetes mundësinë e zgjedhjes
Përballë objektit apo personit që dëshirave të tua mos sfido veten të rrezistosh apo të biesh pre e tundimit. Nuk ka alternativa, dhe sjellja duhet të jetë vetëm një.
Karriko bateritë
Të mbash autokontrollin është një punë e fortë dhe kërkon shumë energji. Në periudhat e stresti dhe lodhjes për shembull kemi ngrënë më shumë. Kjo ndodh për faktin se lodhja na shtyn të kërkojmë mënyra të tjera për tu kenaqur. Të pushosh është një ndihmë e madhe në ëktë drejtim. Përballimin e një dite të lodhshme dhe stresuese mos e kënaqni me të rënit pre e tundimit, por thjesht pushim.
Top Channel